BLLOSHMI Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 tetor 1943, në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit. Më 13 qershor të vitit 1977, Gjykata Popullore e Rrethit të Librazhdit e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet, për sabotim dhe «agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor». Me dekret nr. 7147 datë 9. 09. 1987 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi i mbetur dhe u lirua. Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 378, 396; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 277.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]