(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 tetor të vitit 1930, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Punoi në bujqësi dhe në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve si druvar. U arrestua më 25 mars të vitit 1963. Më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Qarkut Durrës, Dega Elbasan, e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë «për krimin e agjitasjonit dhe propagandës kundër Pushtetit Popullor». U intrenua familjarisht më 27 korrik 1977 në Polis të Librazhdit, për shkak të dënimit të djemve të tij, Vilsonit [shih] dhe Bedriut [shih]. U lirua në gusht të vitit 1987. Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 133, 137, 147-151; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 188.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit