Blozë
(Term – Mjedisor)

Blozë
(anglisht: Smut)

✦ Karbon, amorf, pluhur i zi shumë i imët, produkt i djegies jo të plotë ose i shpërbërjes së lëndëve organike që përmbajnë shumë karbon. Kur bloza përftohet prej gazit natyror, ajo quhet blozë gazi, ndërsa kur prodhohet nga djegia jo e plotë e hidrokarbureve (mazut, vajra të rënda nafte, antracen etj.) quhet blozë e llambave. Bloza përdoret si mbushës në prodhimin e gomave të forta, si pigment i zi në bojërat poligrafike e të llojeve të tjera, në përgatitjen e elektrodave etj.

Portali — Mjedisi

[cite]