BOÇARAJT


BOÇARAJT
✤ Familje nga parësia e Sulit (shih), pjesëtarë të së cilës u zgjodhën shpesh udhëheqës të forcave luftarake suliote. Në krye të tyre disa nga B. morën pjesë në luftimet gjatë kohës së Ali pashë Tepelenës, dhe më vonë në kryengritjen greke më 1821-1829, Pas kryengritjes, përfaqësues të B. mbetën në shërbim të shtetit grek. Ndër B. më të përmendur kanë qenë Noti dhe nipi i tij Marko.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Boçarajt


[cite]