(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik i lartë musliman, nënmyfti i Lumës. Lindi më 15 gusht të vitit 1880, në fshatin Lanaj të Kukësit. Studimet teologjike i kreu në Stamboll. U arrestua më 7 shtator të vitit 1947. Një vit më vonë, më 18 qershor 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 12 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, sepse, sipas vendimit, «ka strehuar kriminelët e arratisur dhe ka propoganduar në popull kundër reformave të pushtetit». Pas burgimit të tij, Kryesia e Këshillit të Përhershëm të Komunitetit Musliman Shqiptar e pezulloi nga të gjitha detyrat. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 382; AQSh, Komuniteti Mysliman, F. 482, D. 3, viti 1947.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit