BOJANI Anton
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 shkurt të vitit 1944, në Shkodër. Më 12 prill 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje në bashkëpunim» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Por më 15 maj të po atij viti, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin e Gjykatës Ushtarake dhe, përfundimisht, e dënoi me 2 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 357.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]