BOLETINI Ismet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nipi i Isa Boletinit. Luftëtar i Regjimentit «Kosova». Pas vitit 1944 doli në mal bashkë me Isuf e Faik Boletinin. Në vitin 1945 u zu dhe u dёnua me 20 vjet heqje lirie, 7 prej të cilave і vuajti nё burgun e Mitrovicёs sё Sremit. Pas lirimit u arratis nё Shqipёri, ku më vonë u arrestua dhe vuajti rreth 17 vjet nё burgje e internime, sepse kishte folur kundёr lidhjeve te shtetit shqiptar me Kinёn, kundёr nderimit të figurёs sё Stalinit etj. Për më tepër, gjatё njё mitingu kundёr bombardimeve amerikane nё Vietnam, tha do tё kishte qenë më mirë tё protestohej ndaj dhunёs dhe terrorit qё po ushtrohej ndaj popullit shqiptar nё Kosovё. Pas lirimit u kthye nё Kosovё, ku dhe vdiq. Prof. Dr. Muhamet Shatri, Përpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave jetike të kombit shqiptar.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]