BOLLANO Jorgji
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Himarë të Vlorës. Si njeri me autoritet në vendin e tij, pengoi ngritjen e keshillave nacional-çlirimtarë në Himarë. Për këtë arsye, pas luftës u vra me snajper tek po pinte kafe në ballkonin e shtëpisë së tij. Më 28 qeshor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Himarës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Edvin Q., Himara kristjane e Himarës dhe himarjotëve, në gazetën «Kritika», 20 tetor 2006; Gazeta Zyrtare, nr. 112, 14 dhjetor 1946, f. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]