BOLLANO Angjello
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 dhjetor të vitit 1934, në Himarë. Më 17 janar 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes në një shtet të huaj», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 394.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]