Boronica

Boronica

(latinisht: Vaccinium myrtillus, familja Ericaeae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga frytet e pjekura dhe të thara të boronicës (emra të tjerë: thrashegra, qershigla e egër, e zakonshme në pyje, në livadhe të zonave malore ; lulëzon në maj-korrik; frutifikon në korrik-shtator. Frytet e boronicës përdoren kundër heqjes së barkut, majasëllit, infeksioneve të zgavrës së gojës dhe të fytit; në hemorragjitë e retinës (të tipit diabetik dhe hipertensiv); në diabet.

Përgatitja:
Frytet merren nga goja në varësi të moshës (mesatarisht 5-10 gram), përtypen dhe gëlltiten.
Përdoren edhe në formë çaji duke zhytur në një gotë me ujë sasinë e fryteve të mësipërme, të cilat pasi mufaten, zihen lehtë. Gjethet përdoren në formë çaji, i cili përgatitet duke zier 2 lugë kafeje me drogë të grimcuar në një gotë ujë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ a viento – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=19074989

[cite]