(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik ortodoks. Lindi në vitin 1902, në fshatin Koshovicë të Dropullit të Sipërm (Gjirokastër) në një familje klerikësh ortodoksë. U hirotonis prift nga Mitropoliti i Gjirokastrës dhe shërbeu në fshatrat Koshovicë, Sofratikë, Selo e Klishar. Më vonë u gradua Stavrofor dhe u caktua përgjegjës i Manasatirit të Trinisë së Shenjtë të Pepelit. Më 30 shtator të vitit 1946 u dënua me vdekje për tradhëti ndaj atdheut dhe u ekzekutua.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]