BREGASI Mete
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kocul të Vlorës. U deklarua «kriminel lufte». Për këtë arsye, më 6 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Topalltis urdhëroi sekuestrimin e gjysmës së pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 8, 4 shkurt 1947, f. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]