BRANKOVIQ Pero
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Shtetas jugosllav. Ndërkohë që kryente shërbimin ushtarak në kufi, bashkë me Bogdan Lesoskin [shih] kaluan në Shqipëri. U dërguan në kampin e Llakatundit në Vlorë. Më vonë u arrestua si spiun jugosllavë. Si pasojë e torturave, ia prenë këmbën. Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 57.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]