BREGU I DETIT
✤ (Bregu). Krahinë gjeografike e etnografike në Shqipërinë JP gjatë bregut të detit Jon, e njohur edhe me emrin Riviera Shqiptare. Shtrihet nga rrëza J e Qafës së Llogarasë në VP deri te Mali i Shendellisë në JL gjatë rrëzës P të Çikës (shih) dhe vargut Konjak-Lavan (shih). Lugina e 1. të Borshit e ndan B. e D. në dy pjesë: në Bregun e Sipërm ose Himarën, me fshatrat Qeparo, Kudhës, Himarë, Pilur, Vuno, Iljas, Dhërmi, Gjilek dhe Palasë të Rrethit të Vlorës dhe Bregun e Poshtëm me fshatrat Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë, Përparim (ish-Shëvasi) dhe Nivicë-Bubar, të rrethit të Sarandës.
Proceset e fuqishme tektonike dhe veprimi shkatërrues i dallgëve të detit kanë krijuar një vijë bregdetare të gjarpëruar me shumë gadishuj të vegjël, kepa, gjire dhe limane, që i japin B. të D. bukuri të rralla dhe vlera të mëdha turistike. Gjiret kryesore janë: gjiri i Kakomesë, i Panormës (i Portopalermos), i Spilesë, i Jalit të Vunoit. Në disa pjesë mbizotëron veprimtaria depozituese e dallgëve të detit dhe janë krijuar plazhe zallore (plazhi i Borshit, i Qeparoit, i Spilesë, i Jalit, i Dhërmiut, etj.). Fushat e luginat janë shumë të pakëta e të vogla (fusha e Borshit rreth 100 ha, fusha e Qeparoit, lugina e përroit të Borshit dhe ajo e përroit të Kudhësit). B. i D. është zona më e ngrohtë e Shqipërisë. Zgjatja e diellëzimit (në Borsh) arrin në 2500 orë në vit, kurse numri i ditëve me diell është 332. Temp. mesatare vjetore është 17°, mesatarja e janarit 9.5° deri 10°C. .Ujërat janë të pakëta,’ kryesisht burime nëntokësore (Borsh, Bunec, Lukovë, Dhërmi etj.) që shfrytëzohen me nikoqirllëk kryesisht për ujitje e elektroenergji (HEC të vegjël në Borsh, Qeparo, Dhërmi, Bunec). Bimësia spontane e B. të D., e prekur shumë nga dora e njeriut gjatë shekujve, është e varfër, sidomos në pyje. Pjesa më e madhe mbulohet nga makje mesdhetare. Nga drurët e lartë karakteristik është valanidhi (Quercus valonea) që formon disa masive deri në lartësinë 600-800 m. Pyje mesdhetare me mbizotërimin e ilqes (Quercus iiex) gjenden në luginën e lumit të Borshit dhe përroit të Kudhësit. Drurë të rrallë për gjithë yendin që rriten vetëm në B. e D. janë xhixhibanozi (Ceratonia siliqua), pambuku i egër (Gomphocarpus ruticosus), euforbia (Euphorbia dendroider).
Natyra e B.D. ka pësuar shumë shndërrime nga veprimtaria ekonomike e njeriut gjatë shekujve. Për të fituar toka buke të cilat janë shumë të pakëta, bregdetasit edhe në të kaluarën kanë hapur brezare. Gjatë viteve të pushtetit popullor shndërrimi i natyrës këtu u bë me përmasa shumë të mëdha, sipas një orientimi të studiuar. Gjatë 10-15 vjetëve të fundit nga Borshi në Nivicë-Bubar është brezaruar një sipërfaqe prej 800 ha dhe janë mbjellë agrume, uilinj e drurë të tjerë frutorë (NB «Lukova.). Për ujitjen përdoret uji i l.Kalasa (shih), i cili me anë të një tuneli (3 km të gjatë) dhe një radhë kanalesh, sifonesh e veprash të tjera arti çohet në të gjitha skajet e masivit nga Borshi në Qafën e gjashtës pranë Sarandës.
B. i D. është një nga zonat më të mëdha e më të rëndësishme turistike dhe balneare të Shqipërisë. Qendrat kryesore turistike janë: Dhërmiu (ku është një nga shtëpitë më të mëdha të vendit për pushimin e punonjësve), Himara, Borshi etj. B. i D. ka pasur edhe tradita kulturore popullore. Në organizimin shoqëror zbatohej kanuni i vjetër i Labërisë i quatjur i Papa Zhulit. Në veshjen e burrave përdoreshin derivatet e veshjes së Labërisë, por mbi krye, në vend të qylafit, përdorej festja e zezë në formë bustine, e cila, në kohë të vona, u zëvendësua me kasketën. Në veshjen e grave mbizotëronte fustani i zi, fund e bluzë i një cope apo i ndarë, dhe një shall i bardhë rreth koke. Në artin popullor kanë të njëjtat karakteristika me rrethinat e tjera të Labërisë.
(Me. K.—Rr. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bregu I Detit