BRIGADA XIV SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XIV SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 17.8.1944 në Sheper të Zagorisë nga një batalion 1 Grupit I të Kurveleshit, një batalion i Grupit II të Mallakastrës dhe dy batalione të Grupit IV të Çamërisë, gjithsej rreth 559 luftëtarë, që u organizuan në tri batalione e një -togë të armëve të rënda. Gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake numri i luftëtarëve u shtua ine vullnetarë të rinj dlie nga fundi i shtatorit krijoi edhe batalionin IV.

Br. XIV S zhvilloi veprime luftarake mësymëse në krahinën e Gjirokastrës, në Sarandë e bregdet në kuadrin e Mësymjes së njësive të UNÇSH për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqivërisë së Jugut (shih). Në bashkëveprim me një batalion të Br, XIX S, më 18 shtator, çliroi Gjirokastrën. Me një pjesë të forcave në bashkëveprim me Br. XII S (shih) më 11 tetor çliroi Sarandën. Në këtë luftë armikut iu vranë dhjetëra ushtarë, iu zunë 150 robër, ndër ta edhe një komandant hitlerian me gradën kolonel, si dhe një sasi e madhe armatimi e material ushtarak. Me forcat e tjera, në bashkëveprim me Br. XIX S, më 11 tetor çliroi edhe Deivinën.

Duke zbatuar urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, Br. XIV S, në bashkëveprim me Br. XII, i detyroi të iargohen nga toka jonë forcat e brigadës angleze, që kishte zbarkuar në Sarandë, e që kishte për qëllim të futej në thellësi të vendit, gjoja për të ndjekur pushtuesit gjermanë. Në luftimet për çlirimin e këtyre zonave, nga Br. ranë 12 dëshmorë. Komisari politik i Br, ishte sh. Kahreman Ylli (shih) Më 10.10.1944 u rreshtua në Divizionin III S (shih) dhe pas çlirimit të Shqipërisë së J mori detyrën për të siguruar kufirin tokësor shtetëror nga Konispoli deri në Peshkopi të Gjirokastrës. Në fillim të v. 1945 filloi botimin e organit të saj
(A. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xiv Sulmuese E Unçsh


[cite]