BULETIN I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TIRANËS


BULETIN I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TIRANËS
✤ Seria shkencat natyrore (1957). Revistë shkencore tremujore që doli nga viti 1957, si vijim i Buletin për shkencat natyrore (shih) dhe vazhdoi deri më 1972, kur u nda në dy organe të veçanta: Buletin i shkencave të natyrës (shih) dhe Buletin i shkencave teknike (shih).

Botoi studime, artikuj e kumtesa nga fusha e gjeologjisë krahinore, stratigrafisë, tektonikës, magmatizmit dhe kërkimit të mineraleve të dobishme, e kimisë, e botanikës dhe e zoologjisë, e hidrologjisë dhe e meteorologjisë, e fizikës dhe matematikës, e shkencave teknike etj., si dhe nga fusha e mjekësisë deri më 1961, kur prej tij u veçua Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës — Sema shkencat mjekësore (shih). Artikujt shoqëroheshin me përmbledhje në frëngjisht.

(A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buletin I Universitetit Shtetëror Të Tiranës


[cite]