(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 nëntor të vitit 1931, në fshatin Mursi të Sarandës. Më 2 korrik 1960, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimet e agjitacionit e propagandës dhe për tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 17 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U lirua më 29 korrik 1972 për plotësim afati. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 260.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]