(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1910, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj qytetëse, kreu në Grac të Austrisë shkollën e lartë ushtarake. Me fillimin e luftës kundër italianëve, ngriti çetën e parë nacionaliste në Myzeqe dhe u përfshi në shumë beteja. Me mbarimin e luftës u arrestua si kundërshtar dhe, pas një gjyqi special, u ekzekutua në Fier, më 1945. Për këtë arsye, më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Gazeta Zyrtare, nr. 75, 8 gusht 1946, f. 8.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit