I PAZBËRTHYESHËM

I PAZBËRTHYESHËM(term kimik) Që nuk mund të ndahet në përbërësit e vet me anë të një reaksioni kimik; që s’mund të shpërbëhet. Portali — Kimia

I NGOPUR

I NGOPUR(term kimik) Që ka thithur aq sa nuk merr më; që përmban sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të tretet në të. Portali — Kimia

I ÇLIRUAR

I ÇLIRUAR(term kimik) Që ka dalë jashtë nga përbërja e një trupi a e një organizmi gjatë një procesi.psh Hidrogjen i çliruar. Lëndë e çliruar. Portali — Kimia

I LIRË

I LIRË(term kimik) Që nuk është në lidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur në hapësirën midis dy atomeve. Portali — Kimia

HIDROKARBUR

HIDROKARBUR(term kimik) Bashkim kimik që përbëhet vetëm prej karbonit dhe hidrogjenit, karburi i hidrogjenit; vet. sh. klasa e bashkimeve të tilla kimike, ku bëjnë pjesë nafta, benzina, vajguri, bitumi, parafina, Vazhdoni leximin →

HIDROLIZË

HIDROLIZË(term kimik) Zbërthimi i bashkimeve joorganike me anë të ujit ose i bashkimeve organike me anë të acideve a të alkaleve të holluara me ujë. Portali — Kimia

HERBICID

HERBICID(term kimik) Lëndë kimike helmuese (pluhur ose lëng), që përdoret për të zhdukur barërat e këqija në arat e mbjella etj. Portali — Kimia

HEKUR

HEKUR(term kimik) 1. Metal i rëndë, me ngjyrë hiri në të argjendtë, që farkëtohet e punohet mirë, përdoret në teknikë e në industri dhe, kur bashkohet me karbon, jep çelik Vazhdoni leximin →

GURKALI

GURKALI(term kimik) Bashkim kimik me ngjyrë të kaltër në të gjelbër, që del nga veprimi i acidit sulfurik mbi bakër dhe që përdoret kryesisht për spërkatjen e hardhive, sulfat bakri. Vazhdoni leximin →

HALOGJEN

HALOGJEN(term kimik) Secili nga katër elementet kimike (jodi, klori, fluori, bromi) që, kur bashkohen me hidrogjenin, japin acide të paoksigjenuara dhe që gjenden në natyrë vetëm si kripëra; në sh. Vazhdoni leximin →

GURGULLOJ

GURGULLOJ(term kimik) Fut ajër ose ndonjë gaz tjetër në një lëng, në metal të shkrirë etj. Portali — Kimia

FOSFORIT

FOSFORIT(term kimik) Kripë e acidit fosforik, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e superfosfatit. Portali — Kimia

FOSFOR

FOSFOR(term kimik) Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj. dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë Vazhdoni leximin →

FOSFAT

FOSFAT(term kimik) Kripë e acidit fosforik; pleh kimik që përmban kripëra të ndryshme të këtij lloji dhe që përdoret në bujqësi. Portali — Kimia

FOSFATIK

FOSFATIK(term kimik) Që ka të bëjë me fosfatin, që i përket fosfatit, i fosfatit; që përmban fosfat, që përbëhet prej fosfatesh. Portali — Kimia

FLUOR

FLUOR(term kimik) Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë shumë të fortë. Portali — Kimia

FORMULË

FORMULË(term kimik) Formulë kimike. paraqitja e përbërjes molekulare të një lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e elementeve e me numrin e atomeve. Portali — Kimia

ETER

ETER(term kimik) Lëng i pangjyrë, i djegshëm, shumë i avullueshëm e me një erë të mprehtë i cili përftohet nga bashkimi i alkooleve në mjedis acidi dhe përdoret kryesisht në Vazhdoni leximin →

FITOHET

FITOHET(term kimik) Përftohet, del diçka e re (nga bashkimi ose nga shkrirja e dy a me shumë lëndëve). Portali — Kimia

EKSTRAKTTANIN

EKSTRAKTTANIN(term kimik) Ekstrakt i lëngshëm që nxirret nga bimë me tanin (si shqemja, valanidhi etj.) dhe që përdoret kryesisht për regjjen e lëkurëve. Portali — Kimia

ELEKTROLIZË

ELEKTROLIZË(term kimik) Zbërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike. Portali — Kimia

EKSTRAKT

EKSTRAKT(term kimik) Lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me anë të proceseve mekanike a kimike. Portali — Kimia