CUFI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Një pjesë të dënimit e vuajti në «Repartin 307», kamp-burgun që ndodhej pranë lumit të Lanës në Tiranë. Që këtu u tansferua në kamp-burgun e Laçit. Në vitin 1965 u arratis nga kampi dhe u vra nga policia në urën e Baçallëkut në Shkodër.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]