DËMET E LUFTËS II BOTËRORE


DËMET E LUFTËS II BOTËRORE
✤ Humbjet njerëzore, materiale dhe kulturore të shkaktuara nga pushtuesit fashistë nga 7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944. Barra që mbajti mbi supet e tij populli shqiptar ishte mjaft e rëndë. Në truallin shqiptar prej 28 mijë km2 gjatë Luftës II Botërore shkelën rreth 700 mijë ushtarë fashistë, të cilët shkaktuan dëme e rrënime të jashtëzakonshme: 7.3% e popullsisë shqiptare u vra e u gjymtua; vetëm të rënë pati 28.000; gati çdo familje shqiptare pësoi dëme të ndryshme në njerëz e në materiale; 21% e shtëpive në fsliatra e qytete u dogjën ose u rrënuan; urat, fabrikat, punishtet, minierat, portet, mjetetendërlidhjes etj. ose u shkatërruan krejt, ose u dëmtuan rëndë; më shumë se një e treta e gjësë së gjallë u asgjësua. Dëmet në vlerat materiale e kulturore llogariten në 1.603. 365.107 dollarë (kursi i v. 1938), rreth 1603 dollarë për frymë. Shqipëria, si pjesëtare vepruese e koalicionit botëror antifashist, zë një nga vendet e para për humbje në njerëz dhe sidomos në të mira materiale gjatë Luftës II Botërore në përpjesëtim me madhësinë e territorit dhe të popullsisë së saj.

(Th. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dëmet E Luftës Ii Botërore


[cite]