DËMTUESIT NË BUJQËSI


DËMTUESIT NË BUJQËSI
✤ Grup organizmash si kandrrat, këpushat, nematodat që dëmtojnë bimët dhe ulin rendimentin e tyre. Ata ushqehen me bimët bujqësore, jetojnë e shumëzohen në to. Përveç këtyre dëmtuesve kryesorë, dëmtime sjellin edhe. brej tësit, kërmijtë, shpendët etj. D. në B. muncl të hanë shumë lloje bimësh’ (polifagë), një familje (oligofagë) ose një lloj bime (monofagë). Sipas mënyrës së të ushqyerit, prekin organe të veçanta të biinëve: rrënjët kërcejtë, gjethet, lulet, farat etj. Përhapja e tyre varet nga disa faktorë si kushtet e mjedisit, kushtet klimatike, teknologjia e kultivimit, Uoji i dëmtuesit dhe nga niveli i masave që merren kundër tyre.

Pas Çlirimit, me zhvillimin e gjithanshëm të bujqësisë, filloi edhe lufta sistematike e mbi baza shkencore për mbrojtien e bimëve nga dëmtuesit, u futën në përdorim preparatet kimike (pesticidet) etj. Për këtë luftë janë ngritur stacione të posaçme, si ai i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës, ,në të cilin punohet për studimin dhe eksperimentimin e preparateve mikrobiologjike me bazë organizmash ose mbi bazë të helmeve që ato prodhojnë, për ’luftimin e disa lepidoptereve si flutura e bardhë e lakrës (Pieris brassicae, L.), endëri i pishës (procesonaria) (Cnethocampa pityocampa) etj.

(T. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dëmtuesit Në Bujqësi


[cite]