DËSHMORËT E ORMAN ÇIFLIGUT


DËSHMORËT E ORMAN ÇIFLIGUT
✤ (1911). Luftëtarë të lirisë që ranë në moshë fare të re në luftë me forcat osmane. Kishin kryer shkollën shqipe në Korçë, kishin qenë anëtarë të shoqërisë patriotike «Vëllazëria’> të qytetit ose të shoqërive patriotike të mërgimit, si edhe propagandistë të flaktë të arsimit në gjuhën amtare. U rreshtuan në radhët e çetës së Qamil Panaritit dhe të asaj të Spiro Bellkamenit. E para u ndesh me forcat osmane në Orman Çiflig më 29.30 korrik ku ranë Bajazit Rehova, Odhise Kota dhe Kostaq Kosturi. E dyta u ndesh në afërsi të Pojanit ku ranë Kristaq Furxhiu, Tushi Krastafillaku dhe Nuçi Lapi. Të gjashtë këta luftëtarë të rinj hynë në histori si «Dëshmorët e Orman Çifilikut».

(F. X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dëshmorët E Orman Çifligut


[cite]