DACI Vangjel

DACI Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Sarandë. U dëbua për motive politike. Më 19 shkurt 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit, bashkë me prindërit, nga Saranda në Cërrik, Elbasan, prej 22 maj 1951 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2923-2924.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "DACI Vangjel" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/daci-vangjel