DACI Xhetan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Bulqizë. Më 4 janar 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, për motive politike, në 1954. Më 12 mars 1947, me vendim nr. 19, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Zerqanit, urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunis të tundshme dhe të patundëshme të arratisunit “kriminel lufte dhe armik i popullit” Xhetan Daci nga Gjoric e Poshtme». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.2581-2582. Gazeta Zyrtare, 29 prill 1947, f. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]