DAKA Tomë Lekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vuk Palaj, në vitin 1898. Më 5 shkurt 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës (Korporata III-të) e akuzoi «se më 25 dhjetor 1944, janë mbledhur në shtëpinë e Tom Gjok Kokës dhe Kol Gjok Kokajt, duke qenë edhe të arratisurit Gjok Martini e Palok Gjok Hoti, me të cilët kanë përgatitur mënyrën e sulmit të forcave partizane (dënuar në grup).» Në bazë të neneve të ligjit nr. 21, datë 15 dhjetor 1944, mbi sabotatorët e luftës, dhe në bazë të nenit 19 paragrafi III-të, dhe nenit 31 të ligjit nr. 41, më 14 janar 1945, u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 728.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]