Danaksi
Danaksi ka qenë anagnost i kishës së Vlorës dhe Ilirisë. Nuk dihet me saktësi koha e martirizimit të tij, por sipas Sinaksarit të Nikodhim Agjioritit, Danaksi ishte ngarkuar me ruajtjen e objekteve të shenjta të kishës së Vlorës. Më vonë u diktua dhe e detyruan që t’u bënte fli idhujve. Pasi nuk pranoi i prenë kokën me shpatë duke marrë nga Perëndia kurorën e martirit. Kisha jonë e ka shpallur shenjt dhe e kremton më 6 Maj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Dispensë, Leksione (Apologjitika, Patrollogjia, Pimantika, Liturgjika, Historia e Kishës), botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1998, faqe 92.
[cite]