DAUTI Xhemil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1957, në Golaj, Kukës. Më 22 shtator 1986, me vendim nr. 85, Gjykata e Kukësit e dënoi me vdekje, «për tradhëti ndaj atdheut në disa forma: terror, sabotim, armëmbajtje pa leje». Më 4 tetor 1986, Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin në 25 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2189-2190

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]