DAUTOVI Rifat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 12 dhjetor të vitit 1939. U arrestua në kufi më 4 tetor 1958. Më 16 dhjetor të po atij viti u dënua me dymbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë për «tradhëti ndaj atdheut me anën e arratisjes në Jugosllavi». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 533.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]