DEKLARATAT ZYRTARE TË TRI FUQIVE TË MËDHA PËR NJOHJEN E LUFTËS CLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR PËR LIRI E PAVARËSL


DEKLARATAT ZYRTARE TË TRI FUQIVE TË MËDHA PËR NJOHJEN E LUFTËS CLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR PËR LIRI E PAVARËSL
✤ Dokumente me të cilat tri fuqitë kryesore të koalicionit antifashist. vlerësonin luftën çlirimtare të popullit shqiptar dhe shprehnin dëshirën për ta parë Shqipërinë të lirë e të pavarur pas lufte. Këto deklarata, që u bënë në dhjetor 1942 nga qeveria sovjetike në një dokument zyrtar të veçantë që titullohej «Mbi pavarësinë e Shqipërisë», nga ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe dhe nga sekretari i shtetit për punët e jashtme të SHBA, ishin një mbështetje e madhe moralo-politike për luftën e popullit shqiptar dhe dëshmonin se ky njihej si pjesëtar i koalicionit të madh antifashist.

Por ndërsa deklarata e Bashkimit Sovjetik siiprehej për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë pa asnjë kusht kufizues, deklarata e qeverisë critanike bënte rezervë për «çështjen e kufive të shtetit shqiptar pas lufte si një çështje. që do të dnhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes*. Qëndrimi i fuqive perëndimore ishte një shprehje e politikës së tyre ndaj Shqipërisë, që parashikonte edhe mundësinë e cimgimit të territorit të saj për të plotësuar lakmitë e qarqeve shoviniste të vendeve fqinje.

(H. Ke.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deklaratat Zyrtare Të Tri Fuqive Të Mëdha Për Njohjen E Luftës Clirimtare Të Popullit Shqiptar Për Liri E Pavarësl


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "DEKLARATAT ZYRTARE TË TRI FUQIVE TË MËDHA PËR NJOHJEN E LUFTËS CLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR PËR LIRI E PAVARËSL" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/deklaratat-zyrtare-t%c3%ab-tri-fuqive-t%c3%ab-m%c3%abdha-p%c3%abr-njohjen-e-luft%c3%abs-clirimtare-t%c3%ab-popullit-shqiptar-p%c3%abr-liri-e-pavar%c3%absl