(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1926, në Kavajë. U internua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shijaku në Ndroq, Tiranë, prej prill 1946 deri më korrik 1947. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1140
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]