DELIALLISI Ylldiz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916 në Ndroq. U internua për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shijaku në Piezë, Durrës, prej 28 shtator 1948 deri në 25 mars 1949. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 969

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]