(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindur më 1924 në Elbasan. Periudha e internimit 4/25/1976 – 9/30/1991. Ministri i arsimit dhe kulturës, në periudhën e zhvillimit të Pleniumit të IV të KQ të PPSH të 26-28 qershorit të vitit 1973. Udhëhoqi zbatimin e çensurës nga institucionet vartëse të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës: ndërmarrjet botuese, Lidhjen e Shkrimtarëve. Ideoi quasieditorinë, botimin në 10 kopje të veprave dorëshkrime për t’u shqyrtuar nga sa më shumë ekspertëcensorë partiakë. Nënshkroi Ligjin e quajtur “Protokolli” të Orientimeve të hartuara nga Ramiz Alia, Xhaferr Spahiu dhe miratuar nga Mehmet Shehu. Zbatoi praktikat e kontrollit të premierave në teatrin e Operas e Baletit. Vendosi kontrollin e gjithë prodhimit letrar qoftë edhe në dorëshkrim, skenarët, libretet etj. nga komisione caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Në këtë periudhë ka nënshkruar përjashtimin e shkrimtarit Petro Marko nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe kthimin në karton të veprës së tij të botuar nga shtëpia botuese “8 nëntori” dhe të veprave të tjera, si vëllimi Më jepni një emër të Fatos Arapit. Ndonëse u përfshi në inicimin e goditjeve ndaj dekadentizmit dhe artistëve pas Pleniumit të IV, më 1975, u godit më pas nga PPSH për qendrime liberale duke u internuar për 15 vjet [sic]. AQSH, Ministria e Arsimit F. 511, V. 1975
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit