(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Selishtë, Elbasan. Më 10 qershor 1946, me vendim nr. 94, Gjykata ushtarake e Elbasanit e dënoi «se ka strehuar dhe furnizuar diversantë», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për aq kohë. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1827-1828
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]