(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Selishtë të Elbasanit, më 20 mars të vitit 1910. U arrestua më 10 mars 1946. Më 10 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se ka «strehuar dhe furnizuar diversantë» dhe të «arratisur», dhe e dënoi me 21 vjet heqje lirie dhe me humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f.62
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]