DEMA Bukurije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Dibër. U internua për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Zerqan, Beçovë (Fier), prej 10 maj 1945 deri më 20 tetor 1945. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.384-385

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]