DEMA Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Homesh, Peshkopi. Më 8 tetor 1945, me vendim nr. 322, Gjykata e Lartë ushtarake e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me burgim të përjetshëm dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua më 6 tetor 1944. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Zerqanit, nr. 10, dt. 20 prill 1946, u vendos “sekustrimi i gjithë pasunis të tundshme». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 834-835. Gazeta Zyrtare 25 korrik 1946, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]