DEMI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905 në Filat, Çamëri. U arrestua më 26 korrik 1947. Me vendim nr. 242, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «se gjatë okupacionit është bërë vegël e fashizmit italian e atij gjerman dhe më vonë kryeson n/komietin e Ballit në Sarandë dhe grupin ballist të çamëve; ka pasur lidhje me kolonel Islam Radovickën [komunist] dhe ka sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit [1945] », me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2029

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]