DEMI Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Filat, Çamëri, Greqi. Ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, i gjykuar me grupin “çam” të Teme Sejkos. Më 15 maj 1961, me vendimin nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», «për organizim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura» dhe «për agjitacione propagandë». U dënua me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës dhe të dekoratës. Është ekzekutuar më 30 maj 1961. Agim Musta Mandelët e Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë [1992], f. 66

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]