(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Gazetar (Filat, Çamëri 1917 – Vlorë 20 prill 1961). Ekzekutuar më 20 prill 1961. Ka punuar si gazetar në Radio Tirana. Për “gabime ideologjike”, është goditur në Konferencën e Tiranës së PPSH nga udhëheqja komuniste. Më 30 mars 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të «vrasjes pa gjyq, për motive politike», më 20 prill 1961, në Vlorë. Peço Kagjini: Konferenca e Tiranës e prillit 1956, MMS,Tiranë 1999, f. 139; AISKK, F. V 2013. D 5/1. Fl. 549-550
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit