DEMIRAJ Hyrije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Korçë. U internua për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Tiranë, prej 17 gusht 1950 deri më 30 nëntor 1952. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2383-2384

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]