DEMIRAJ Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Eçmenik të Devollit, më 7 shtator të vitit 1921. Më 4 janar 1951, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e bashkëpunimit me diversantë» dhe «për tentativë arratisje», ndaj e dënoi me dhjetë vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 440

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]