DEMIRAJ Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Vajzë të Vlorës, në vitin 1948. U arrestua më 14 prill 1967, dhe më 9 qershor të po atij viti, në bazë të neneve 64, 10 dhe 149/1 të Kodit Penal, Gjykata e Qarkut të Vlorës e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Teksa vuante dënimin, më 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e sabotimit duke marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe «agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 184

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]