DEPUTETËT


DEPUTETËT
✤ Përfaqësues të popullit në Kuvendin Popullor të RPSSH (shih). Zgjidhen çdo katër vjet nga populli me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë e të fshehtë. Ushtrojnë detyrën e përfaqësuesit të popullit në organin më të lartë shtetëror në RPSSH. Me Kushtetutë e me ligj D. gëzojnë të drejta, si edhe ngarkohen me detyra. D. kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime nga të gjitha organet shtetërore, të ndërhyjnë pranë tyre për zbatimin e përpiktë të ligjeve dhe kanë për detyrë t’u shërbejnë me ndërgjegje e besnikëri interesave të popullit, çështjes së atdheut e të socializmit, të mbajnë lidhje të ngushta me zgjedhësit, të japin llogari para tyre, etj. D. gëzojnë imunitet.

(S.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deputetët


[cite]