DERVISH Nevruz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Korçë. Ish major para vitit 1966, u burgos pas goditjes së grupit të gjeneralëve në ushtri. Me vendim nr. 89 dt. 3 shtator 1945 Komiteti Ekzekutiv N.Prefekturës së Devollit, urdhërohet “sekuestrimi e pasunis së tundëshme dhe të pa tundëshme të dënuarit politik Nevruz Dervish nga Piluri: dy shtëpi, nji godinë për dyqan në Bilisht me dy kate, 17, dhe ¾ luath, korie (pyll) 35 dynymë, në kufi të katundeve Pilur, e Vranishtë.” Të luajtëshme sipas inventarit që ndodhet në Agjencinë e Financës. Elmas Leci, Eliminimi i lidershipit ushtarak shqiptar (1944-1990) (1992-2001); Instituti i Sigurimit dhe Mbrojtjes, Tiranë 2002, f. 207; gazeta Zyrtare 15 maj 1946, f. 2-3

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]