DHEU ESHTE FLORI

DHEU ESHTE FLORI

DHEU ESHTE FLORI            Një bujk plak , kur do të vdiste, thirri të tre bijtë e tij pranë, dhe u tha:


– O tim bij, në arën që e kam punuar gjithë jetën time, dhe që me drithë të saj ju kam ushqyer e ju kam sjellë në këtë vërsë*, në atë arë ju kam fshehur një stmanë* me flori. Mihni thellë dhe kërkoni në të gjitha anët e arës, të gjeni atë stamnë, që pastaj të mos hiqni varfëri* kurrë.
            Të tre bijtë e plakut, pas vdekjes së babait, zunë e mihnin arën më të gjitha anët thellë e më thellë. Mot e për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër por stamnën nuk e gjetën.
            Kur ara, duke u punuar më thëllë, zu të japë mot për mot më tepër, të tre vëllezërve, si nxirnin bukën e shtëpisë, u tepëronte edhe më shumë për të shitur. Të hollat që merrnin nga këto të shitura i hidhnin në një stamnë për t’i ruajtur.
            Në pesë vjet stamna u mbush me florinj. Atëherë e muarën vesh se ku qënka stamna me florinj, që tha ati i tyre.
_________
vërsë = moshë
stamnë = shtambë prej balte për ujë
të mos hiqni varfëri = të mos vuani nga varfëria
                                                            SAMI  FRASHËRI
 
DHEU ESHTE FLORI
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "DHEU ESHTE FLORI" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/dheu-eshte-flori