DHIAMANTI Mihal Sokrat

DHIAMANTI Mihal Sokrat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933 në Dervician, Gjirokastër. Më 30 janar 1957, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e dënoi për akuzën «propagandë kundër pushtetit popullor» dhe «moskallëzim të një krimi kundër shtetit», me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Ka bërë burg prej 10 nëntor 1956 deri më 20 nëntor 1965

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]