(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1933, në Dervician, Gjirokastër. U internua për motive politike. Me vendim të Komisionit të Internim Dëbimeve, më 25 tetor 1954, u internua nga Gjirokastra në Lushnjë, prej 25 tetor 1954 deri më 30 tetor 1959. Më 30 janar 1957, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e dënoi për akuzën «propagandë kundër pushtetit popullor» dhe «moskallëzim të një krimi kundër shtetit», me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2617-2618, 2684-2685
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]