(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917 në Mursi, Sarandë. Më 9 dhjetor 1947, me vendim nr. 277, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi «se ka marrë pjesë në grupin e spiunazhit me detyrën e sekretarit të grupit si dhe ka propaganduar me parrulla helmuese [dhe] ka pasur për qëllim përmbysjen e pushtetit popullor me violencë, duke tradhëtuar interesat e larta të popullit», me 5 vjet burg me punë të detyruar. Më 13 gusht 1953, me vendim nr. 72, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «tentativë arratisje» dhe «agjitacion e propagandë» me 25 vjet burg, humbje e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskim i pasurisë. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1594
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit