Dhimitër Sinaiti
Dhimitër Sinaiti në 15 vitet e fundit ka shërbyer si zëvendësmitropolit i Gjirokastrës. Ai ka qenë pjesëtar i vëllazërisë së njohur murgërore të Sinait, në Egjipt dhe është një nga studiuesit dhe kataloguesit e dorëshkrimeve të famshme që u zbuluan aty, mes të cilëve edhe dorëshkrimi më i vjetër i Dhiatës së Re. Dorëzimi i tij në gradën episkopale u krye më 16 nëntor 2006, në Katedralen e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani, ndërsa fronëzimi si Mitropolitit i Gjirokastrës u bënë më 26.11.2006, në kishën e Kryeengjëjve në Gjirokastër. Shërbesa u krye në shqip dhe greqisht, sipas specifikës së kësaj mitropolie, gjë që dëshmon harmoninë dhe respektin e ndërsjellë mes besimtarëve.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 7.